Futboll

Liga e konferencës, Shkëndija kërkon përmbysjen ndaj Hibernianit

12.08.2026 13:36

Shkëndija të përballet të enjten, në Shkup me Hibernianin...

Shkëndija të përballet të enjten,  në Shkup me Hibernianin, në ndeshjen e kthimit të raundit të tretë kualifikues të UEFA Conference League.
 
Skuadra skoceze hyn në këtë takim me avantazhin 2:1. Tashmë, skuadra tetovare do të kërkojë përmbysjen në terren vendas sikurse në ndeshjen me Bravon  dhe kualifikimin në raundin tjetër.
 
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, me fillim në orën 20:00 dhe të njëjtën do të mund ta ndiqni në transmetim direkt në TVM2.