Futboll
Superkupa e Europës, Luis Enrique: Duam ta fitojmë trofeun
12.08.2026 13:37
Fituesi i Ligës së Kampionëve, PSG, dhe fituesja e Ligës së Europës...

Fituesi i Ligës së Kampionëve, PSG, dhe fituesja e Ligës së Europës, Aston Villa, do të përballen sonte në Salzburg për Superkupën e Europës dhe trofeun e parë të sezonit të ri. PSG-ja nuk mbërrin në Salzburg në rrethanat ideale.
Plot 15 lojtarë të kampionit aktual të Europës morën pjesë në Botërorin e fundit, ndaj Luis Enrique ka pasur shumë pak kohë për përgatitje.
Deklarata e Luis Enrique, trajnerit të PSG-së:
“Sigurisht. Që në fillim kemi vendosur objektiva shumë ambicioze dhe vazhdojmë në të njëjtën mënyrë. Mendoj se tani situata është pak ndryshe, është e veçantë, sepse në këtë moment të gjithë mendojnë se ne mund të fitojmë përsëri. Por kjo është vetëm teori. Sigurisht, ne synojmë ta fitojmë trofeun. Por nëse shikoni historinë, është shumë e vështirë të gjesh një ekip që fiton gjithmonë. Ne duam të jemi pranë atij niveli.”
Aston Villa, sezonin e kaluar, me fitimin e Ligës së Europës, siguroi trofeun e parë të madh pas 30 vitesh, por trajneri Unai Emery ka deklaruar se skuadra e tij nuk kënaqet me kaq. Skuadra angleze dëshiron të shkruajë historinë. Superkupa e Europës, përballja PSG–Aston Villa, do të luhet sonte në orën 21:00 në Salzburg.
