Kuvendi i Kosovës, tensione për seancën konstituive

12.08.2026 16:23

Në Kuvendin e Kosovës ka mbretëruar atmosferë e tensionuar...

Në Kuvendin e Kosovës ka mbretëruar atmosferë e tensionuar. Opozita kërkon vazhdimin e seancës konstituive, pasi vlerëson se me mosthirrjen e sajë po shkilet kushtetuta. Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje thot se vazhdimi i seanës do të bëhet pasi të arrihet marrëveshje për zgjedhjen e Presidentit.

Me këtë rast nuk munguan edhe lagjet me ujë, apo tentimet për konfrontime fizike mes deputetëve.

Kryesuesi i seancës Avni Dehari, duke u përgjigjur në kërkesën e partive opozitare për vazdimin e seancës ka thënë se mund të thërras seancë, siç ka vlerësuar ai shterpë, të cilat vetëm sa i irritojnë qytetarët, mirëpo përvoja nga dy legjislaturat e kaluara na ka mësuar që e vetmja mënyrë për institucione stabile dhe për të evituar zgjedhjet, është përmes një marrëveshjeje politike në mes të partive parlamentare.

Dehari thotë se në momentin e parë që ka sinjale për marrëveshje politike që siguron formimin e të gjitha institucioneve dhe evitimin e zgjedhjeve, ashtu siç e ka kërkuar edhe vetë Gjykata Kushtetuese në aktgjykimet e vitit të kaluar, thirrja e vazhdimit të seancës konstituive bëhet formalitet ceremonial.

Ndërkohë kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti, i ka shkruar sërish letër për takim krerëve të partive opozitare. (Gyltene Sinani, TVM2)