Një çerek shekulli nga Marrëveshja e Ohrit, debate për të arriturat dhe të ardhmen e saj
Një çerek shekullin e Marrëveshjes së Ohrit...

Një çerek shekullin e Marrëveshjes së Ohrit, Qeveria vendosi ta shënojë me përkujtime dhe debate. Në fokus të diskutimit ishte zbatimi dhe trashëgimia e Marrëveshjes Kornizë, bashkëjetesa, dialogu ndër-etnik dhe sfidat e perspektivës së të ardhmes. Diplomatja e OSBE-së me përvojë në Ballkanin Perëndimor, Klaris Pacori, duke e cilësuar dokumentin paqësor dhe inkluziv, rekomandoi që të vazhdohet me jetësimin e saj, sepse siç tha ajo, vetëm impelemtimi i’a jep trajtën e vërtetë një dokumentit me garanca ndërkombëtare.
“Çdo marrëveshje është aq e mirë nga sa implementohet. Duhet ta jetosh, riparosh, ta mirëmbash çdo ditë. Nuk është puna për negociim të një ligji. Jo, duhet të mirëmbahet në jetë. Është instrument i gjallë dhe nuk janë vetëm 25 vite të kaluara, por mbetet bazë për të ardhmen tuaj të bazuar në Marrëveshjen e Ohrit.” – tha Clarisse Pastzory nga OSBE.
Nikoqiri i panelit Agon Ferati, drejtues i dikasterit për marrëdhënie ndëretnike u ndal në rëndësinë e Marrëveshjes si mundësi për të orientuar vëmendjen drejt të ardhmes, respektivisht rinisë.
“Investimin më të madh duhet ta kemi te rinia, dhe, pikërisht në periudhën në vazhdim do t’i vëndojmë një theks të veçantë bashkëbisedimit me to dhe identifikimit real të nevojave të tyre, të cilat do t’i përdorim si një platformë zhvillimore në paketin e ri që mendojmë ta aprovojmë për disa muaj të ardhshme, se si do të duket Maqedonia në 25 vitet e ardhshme.” – tha Ministri për Marrdhëniet ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati.
Duke i cilësuar 25 vite të MO-së për përkushtimin e ndërtimit të besimit dhe përfaqësimit, minsitri i jashtëm, Timço Mucunski me vizion për 25 vjetët e ardhshme të Marrëveshjes së Ohrit.
“25 vitet e ardhshme duhet t’i drejtojmë kah përgjegjësia, cilësia dhe rezultatet. Jo në më pak të drejta, por në ndërtimin e institucioneve më kualitative, jo në dallime por në më shumë unitet. Ky është shteti që duhet ta ndërtojmë. Shteti i të drejtave të barabarta, mundësive të barabarta, por edhe të përgjegjësisë personale, shtet ku para së gjithash nuk është tema e parë përkatësia etnike, por puna, kapaciteti dhe merita.” – deklaroi Ministri i Jashtëm i vendit, Timço Mucunski.
Bashkë kryetarët e VLEN, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, u përqëndruan te çështjet që tangojnë shqiptarët, si zbatimi i gjuhës shqipe dhe përfaqësimit adekuat, por edhe decentralizimi.
“Ne kemi hyrë në një fazë tjetër. Nga mekanizmat adminsitrativ drejt garancive ligjore dhe institucionale. Shembulli më domethënës është përfaqësimi i drejtë dhe adekuat. Synimi është që ai të rregullohet me ligj të posaçëm, dhe të jetë detyrim i qartë për institucionet e shtetit. Të njëjtën qasje e kemi edhe ndaj përdorimit të gjuhës shqipe. Sot flasim për një të drejtë të rregulluar me ligj dhe për obligimin e institucioneve që ta zbatojnë atë.” – deklaroi Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti.
“Decentralizimi nuk e ka arritur ende plotësisht qëllimin për të cilin ishte paraparë. Në shumë raste kemi pasur transferim të kompetencave, por jo edhe transferim të mejteve të mjaftueshme financiare. Komunave u kërkohet që të mirëmbajnë shkolla, infrastrukturë dhe shërbime publike, ndërsa finacimi shpesh nuk përputhet me përgjegjësitë që ua ndan. Decentralizimi fiskal ka mbetur pas decentralizimit administrativ.” – theksoi Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.
Ndërkohë, ish diplomati dhe njohësi i procese politike Aziz Pollozhani thërret për një kujdes për potezat që mund të çojnë në ndeshje me parimet e MO-së dhe kushtetutën, i cili spikati Gjuhën, shqipe, balancuesin dhe badinterin.
“Mospërdorimi i plotë i Ligjit për përdorimin e gjuhëve i cili është në përputhje me amandamentit 5 të kushtetutës dhe kontestimi i kushtetushmërisë të ligjit përkatës, është një nga sfidat që sfidon rrjedhën demokratike. Eliminimi i balancuesit dhe përpjekja për zëvendësimin e tij me ligj pa konsensus politik, poashtu është çështje që duhet trajtuar me seriozitet. Relativizimi i votimit të dyfishtë, badinterit në të gjitha nivelet e përfaqësimit, poashtu është i papranueshëm, sepse është shtylla e krijimit të kohezionit social dhe të harmonisë ndëretnike.” – u shpreh mes tjerash, ish Diplomati, Aziz Pollozhani.
Në panelë morën pjesë edhe figura te tjera politike e publike ku u zhvilluar tema të rëndësishme me karakter shoqëror, politik dhe vizionar për shtetin dhe shoqërinë e vendit. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
