Liga e Konferencës, Shkëndija-Hibernian për një vend në “play-off”

13.08.2026 17:49

Shkëndija është skuadra e vetme e Maqedonisë...

Shkëndija është skuadra e vetme e Maqedonisë në garat evropiane dhe për të vazhduar rrugëtimin, sonte duhet ta eliminojë skuadrën skoceze Hibernian.

Kjo ndeshje nis në  ora 20:00 dhe të njëjtën mund ta ndiqni në transmetim direkt në TVM2.

Skocezët në Shkup erdhën me avantazhin 2:1 nga ndeshja e parë. Shkëndija, këtë sezonë ka një përvojë në përmbysjen e rezultateve ndërsa në kryqendër në tri ndeshje ka po aq fitore. 

Tetovarët, janë në kërkim të kualifikimit në play-offin e garës së tretë për nga rëndësia të UEFA-s.