Joseph fiton medaljen e artë në 110 metra me pengesa

13.08.2026 19:28

Në një finale jashtëzakonisht të ngushtë të garës 110 metra me pengesa në Kampionatin Evropian të Atletikës në Birmingham, zvicerani Jason Joseph, me një përshpejtim të jashtëzakonshëm në metrat e fundit, fitoi medaljen e artë me kohën 13.12 sekonda...

Atleti britanik Matthew Hudson-Smith ka fituar medaljen e artë në garën 400 metra. Ai e përfundoi garën me kohën 44.17 sekonda, duke siguruar medaljen e tretë të artë në garën 400 metra në Kampionatet Evropiane.

Sllovakja Emma Zapletalová u shpall të mërkurën mbrëma në Birmingham kampione e Evropës në garën 400 metra me pengesa. Ajo e kaloi vijën e finishit me kohën 52.91 sekonda, përpara britanikes Emily Neënham dhe portugezes Fatoumate Binta Diallo.

Në hedhjen e çekiçit, finlandezja Silja Kosonen fitoi medaljen e artë me hedhjen 76.28 metra, të realizuar në tentativën e tretë.

Pas saj u rendit italiania Sara Fantini, ndërsa medaljen e bronztë e fitoi norvegjezja Beatrice Llano. (Safet Ademi, TVM2)