Tërmeti në Kolumbi, 256 të vdekur, vazhdon kërkimi për të mbijetuarit nën rrënoja
Po ngushtohet dritarja e mbijetesës pas tërmetit katastrofik në Kolumbi...

Po ngushtohet dritarja e mbijetesës pas tërmetit katastrofik në Kolumbi. Po skadojnë 72 orët kritike për shpëtimin e njerëzve nën rrënoja, ndërsa numri i viktimave dhe i të zhdukurve vazhdon të rritet.
Mijëra persona janë plagosur, ndërsa dëmet janë të mëdha.
Qeveria njoftoi masa të përkohshme për lehtësimin e pasojave të katastrofës. Ndërkohë, ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet për të mbijetuarit, ndërsa në vend po mbërrin ndihmë humanitare.
“Për fat të keq, 256 persona kanë humbur jetën, 3.444 janë të lënduar, ndërsa numri i të zhdukurve është 496. Serioziteti i situatës na detyron të ndërmarrim masa për t’u përballur me krizën dhe për t’u siguruar ndihmë qytetarëve të prekur” – tha Presidenti i ri i Kolumbisë, Abelardo De La Espriella.
