PSG fiton Superkupën e Evropës!
Paris Saint-Germaini e ka fituar trofeun e Superkupës së Evropës për vitin e dytë rresht pas fitores ndaj Aston Villas 2:1...

Paris Saint-Germain ka fituar Superkupën e UEFA-s, pasi mbrëmë në Salzburg mposhti Aston Villën nga Birminghami me rezultat 2:1, pas pjesës së parë 1:1.
Për PSG-në, kampionin aktual të Evropës, shënuan Kviça Kvaratskhelia në minutën e 20-të dhe Désiré Doué në minutën e 62-të.
Golin për Aston Villën, fituesen e Ligës së Evropës, e shënoi 17-vjeçari Brian Madjo në minutën e 45-të.
Ky është trofeu i dytë i Superkupës së Evropës për PSG-në në historinë e klubit. Pas triumfit në hapjen tradicionale të sezonit të kaluar evropian, skuadra franceze përsëriti suksesin e Real Madridit, i cili kishte fituar radhazi në vitet 2016 dhe 2017, si dhe të Milanit, që ishte triumfues në vitet 1989 dhe 1990.
Real Madridi e ka fituar Superkupën e Evropës gjashtë herë. Barcelona dhe Milani kanë nga pesë trofe, Liverpooli katër, Atlético Madridi tre, ndërsa Chelsea, Bayern Munich, Ajax, Anderlecht, Valencia, Juventus dhe PSG kanë nga dy trofe. (Safet Ademi, TVM2)
