Rybakina dhe Swiatek në finalen e madhe në Toronto

13.08.2026 22:49

Finale amerikane në Masters pas 23 vitesh...

Amerikani Ben Shelton, mbrojtësi i titullit  është kualifikuar në finalen e turneut Masters në Montreal, pasi në gjysmëfinale mposhti bashkëkombësin e tij Learner Tien me rezultat 6:2, 6:3.

Ai mposhti 20-vjeçarin, i cili po luante gjysmëfinalen e parë të një turneu Masters në karrierë, pas një ore e 24 minutash lojë.

Shelton do të tentojë ta mbrojë titullin ndaj një tjetër amerikani, Brandon Nakashima, i cili në gjysmëfinale, pas dy orësh e katër minutash lojë, mposhti spanjollin Rafael Jodar me rezultat 7:6(3), 6:4.

Finalja Shelton – Nakashima do të jetë finalja e 15-të mes dy tenistëve amerikanë në historinë e turneve Masters, por e para që nga Cincinnati në vitin 2003, kur Andy Roddick mposhti Mardy Fish.

Tenistja nga Kazakistani, Jelena Rybakina, numri dy në botë dhe fituese e Australian Open në janar, ka mposhtur amerikanen Coco Gauff, e renditur e katërta në listën WTA, në gjysmëfinalen e turneut WTA 1000 në Toronto me rezultat 2:1 (5:7, 6:2, 6:2).

Në ndeshjen për titullin e tretë të sezonit, Rybakina do të përballet me polaken Iga Swiatek, e cila në gjysmëfinalen tjetër mposhti ukrainasen Elina Svitolina me rezultat identic 2:1 (6:3, 1:6, 6:3) në seta.

Rybakina, 27-vjeçare, ka 13 tituj në karrierë. (Safet Ademi, TVM2)