Sjöström fiton titullin e gjashtë evropian, Curtis shënon rekord të ri botëror

13.08.2026 22:58

Italiania Sara Curtis vendosi rekord të ri botëror...

Italiania Sara Curtis vendosi rekord të ri botëror në 50 metra shpinë, me kohën 26.63 sekonda, në gjysmëfinale, dhe tashmë shihet si favoritja e madhe për finalen e së enjtes mbrëma.

19-vjeçarja përmirësoi me 23 të qindtat rekordin e mëparshëm prej 26.86 sekondash, të cilin që nga viti 2023 e mbante australiania Kaylee McKeoën.

Një vit pas lindjes së fëmijës së saj të parë dhe në moshën pothuajse 33-vjeçare, suedezja Sjöström u shpall për herë të gjashtë në karrierë kampione e Evropës në 50 metra flutur.

Kampionia e trefishtë olimpike, e cila mban rekordin botëror në këtë disiplinë që nga viti 2014, fitoi garën me kohën 25.05 sekonda.

Hungarezi Hubert Kos, kampioni aktual olimpik, është shpallur për herë të parë në karrierë kampion i Evropës në disiplinën 200 metra not në shpinë. Kos, i cili të martën kishte vendosur rekord evropian, fitoi garën me kohën 1:53.08.

Notari gjerman Johannes Liebmann fitoi medaljen e artë në disiplinën 800 metra stil i lirë me kohën 7:37.59 minuta, duke vendosur njëkohësisht edhe rekord të ri evropian.