Reali fitoi trofeun “Teresa Herrera”
13.08.2026 23:51
Reali fitoi trofeun “Teresa Herrera”...

Reali fitoi trofeun “Teresa Herrera” pas fitores 1-0 ndaj Deportivo La Coruñës, me golin e Brahim Diaz. Por ajo që tërhoqi më së shumti vëmendjen pas ndeshjes ishte vetë trofeu.
“Teresa Herrera” është një nga turnetë miqësorë më të vjetër dhe më të njohur në botën e futbollit.
Ai zhvillohet në A Coruna që nga viti 1946 dhe organizohet nga skuadra vendase, Deportivo La Coruna, ndërsa ndeshjet luhen në stadiumin “Riazor”.
Ajo që e bën këtë turne të veçantë është trofeu i tij. Trofeu është plot 1.2 metra i lartë dhe peshon rreth 40 kilogramë, duke e bërë atë një prej trofeve më të mëdhenj dhe më të rëndë në futboll. (Safet Ademi, TVM2)
