Śëiątek fitoi titullin e parë të sezonit

14.08.2026 16:55

Polakja Iga Śëiątek fitoi titullin në turneun WTA në Toronto...

Polakja Iga Śëiątek fitoi titullin në turneun WTA në Toronto, duke mposhtur në finale me rezultatin 2:0 (6-2, 6-3) në seta tenisten numër dy në botë dhe fituesen e Australian Open, kazaken Elena Rybakina.

Ky është titulli i parë i sezonit për tenisten polake, fituese e katër titujve Grand Slam, si dhe finalja e parë e saj në këtë turne, i cili shërben si përgatitje për US Open.

Me triumfin në Kanada, Śëiątek – aktualisht tenistja e tetë në botë – do të rikthehet në pesëshen më të mirë të renditjes botërore ËTA. (Safet Ademi, TVM2)