Shelton mbrojti titullin në Mastersin kanadez

14.08.2026 20:15

Amerikani Ben Shelton...

Amerikani Ben Shelton fitoi të enjten titullin e dytë radhazi në turneun Masters 1000 në Montreal, duke mposhtur në finale amerikanin tjetër Brandon Nakashima me rezultatin2:0 (6-3, 7-6 (7/4)) në sete.

Shelton, 23 vjeç, fitoi titullin e shtatë ATP në karrierë dhe të katërtin këtë vit, pas triumfeve në Dallas, Mynih dhe Shtutgart.

Ky triumf do t’i sjellë atij ngjitje nga vendi i dhjetë në vendin e gjashtë në renditjen ATP.

Shelton iu bashkua një grupi ku bëjnë pjesë Andy Murray, Novak Gjokoviq dhe Rafael Nadal, të cilët kanë arritur ta fitojnë turneun kanadez dy vite radhazi gjatë këtij shekulli. (Safet Ademi, TVM2)