Hunt fiton medaljen e artë Edhe në 200 metra, Çeh mbrojti titullin me rekord në KE
Atletja britanike Amy Hunt...

Atletja britanike Amy Hunt titullit të fituar në 100 metra i shtoi edhe medaljen e artë në distancën dy herë më të gjatë atë në vrapin e 200 metrave. Hunt triumfoi me kohën 22.19 sekonda. Kështu, 24-vjeçarja Amy Hunt në Birmigham, u shpall kampione e dyfishtë e Evropës në sprint.
Medaljen e tretë të artë evropiane në 3000 metra me pengesa e fitoi gjermania Gesa Felicitas Kraus. 34-vjeçarja, deri tek medalja e artë erdhi me kohën 9:12.69 minuta. Kraus ruajti më shumë energji për sprintin final, ku la pas francezen Alice Finot (9:14.24) dhe gjermanen e dytë Olivia Guerth (9:15.33).
Rekordmeni slloven në hedhjen e diskut, Kristjan Çeh, dëshmoi edhe një herë se është një sportist për garat e mëdha, duke mbrojtur titullin e fituar në Romë dhe duke vendosur një rekord të ri të Kampionateve Evropiane.
27-vjeçari siguroi medaljen e artë me një hedhje prej 72,51 metrash. Gjiganti nga Ptuj ishte i vetmi atlet që të enjten mbrëma në Birmingham kaloi kufirin e 70 metrave. Ai e arriti këtë në katër nga gjashtë tentativat.
Në një garë shumë të luftuar në dhjetëgarësh, 26-vjeçari gjerman Leo Neugebauer titullit të kampionit të botës nga Tokio 2025 i shtoi edhe medaljen e artë evropiane, me 8611 pikë.
Bashkëkombasi i tij Niklas Kaul e përfundoi garën në vendin e dytë, me vetëm 38 pikë më pak (8573), ndërsa norvegjezi Sander Skotheim fitoi medaljen e bronztë me 8433 pikë. (Safet Ademi, TVM2)
