Drita dhe Dinamo kalojnë në ndeshjet ‘play-off’ të Ligës së Konferencës
Dinamo e Tiranës ka dhuruar një tjetër paraqitje të madhe në arenën evropiane...

Dinamo e Tiranës ka dhuruar një tjetër paraqitje të madhe në arenën evropiane, duke mposhtur 4-0 Audën e Letonisë dhe duke përmbysur humbjen 1-0 të ndeshjes së parë. Me këtë sukses, Dinamo e Tiranës siguron për herë të dytë në histori një vend në ‘play-off’-in e Ligës së Konferencës.
Në fazën e ardhshme, skuadra shqiptare do të përballet me Pafosin e Qipros, me synimin për të bërë një tjetër hap drejt fazës së ligës.

Po ashtu edhe skuadra e Dritës nga Gjilani, ka avancuar në “play-off” të Ligës së Konferencës, pasi e mposhti thellë Tre Fiorin e San Marinos. Ndeshjen e kthimit të enjten mbrëma në Prishtinë, kampionia e Kosovës e fitoi me shifrat 5:0. Drita e kishte fituar edhe ndeshjen e parë bindshëm, 4:1.
Në “play-off”, Drita do të përballet me Inter Club d'Escaldes të Andorrës.
Kështu trajneri shkupjan Ardian Nuhiu u kthye me fitore të thellë në pankinën e Dritës, ku e zëvendësoi po ashtu shkupjain tjetër Zekirja Ramadani. (Safet Ademi, TVM2)
