Liga Europa, Egnatia shkruan historinë
14.08.2026 17:16
Egnatia ka shkruar historinë në arenën ndërkombëtare...

Egnatia ka shkruar historinë në arenën ndërkombëtare, duke siguruar për herë të parë në historinë e klubit pjesëmarrjen në fazën e ligës të një kompeticioni evropian. Rrogozhinasit kanë realizuar një përmbysje spektakolare ndaj Shamrock Rovers, duke triumfuar 5-1 në ndeshjen e kthimit dhe duke e përmbysur rezultatin 3-1 të sfidës së parë.
Me rezultatin e përgjithshëm 6-4, skuadra e Nevil Dedes ka siguruar kalimin në ‘play-off’-in e Europa League, ku do përballet me Lillestrømin e Norvegjisë.
Këtu skuadra nga Rogozhina, do synojë shkrimin e një tjetër kapitull historik dhe për të siguruar pjesëmarrjen në fazën e ligës së këtij kompeticioni. (Safet Ademi, TVM2)
