Liga e Konferencës, Shkëndija eliminohet nga Hibernian
Shkëndija i ka dhënë fund aventurës së saj në garat evropiane...

Shkëndija i ka dhënë fund aventurës së saj në garat evropiane, pasi nuk arriti ta përmbysë disavantazhin ndaj Hibernianit në ndeshjen e kthimit të Ligës së Konferencës.
Skuadra nga Tetova barazoi 0-0 në shtëpi, rezultat që nuk i mjaftoi për të avancuar më tej, pasi Hiberniani kishte fituar ndeshjen e parë dhe e mbylli përballjen me rezultat të përgjithshëm 2-1.
Ekipi tetovar regjistroi plot 15 goditje drejt portës kundërshtare, por asnjëra prej tyre nuk u shndërrua në gol, por Hiberniani arriti ta ruajë portën të paprekur dhe të mbrojë avantazhin e krijuar nga ndeshja e parë.
Hiberniani, në raundin dytë kishte eliminuar Malishevën, tashmë vazhdon rrugëtimin në Ligën e Konferencës.
Për Shkëndijën, eliminimi nënkupton fundin e aventurës evropiane për këtë sezon dhe skudra “kuqezi” e drejtuar nga Pollozhani, tashmë do ta zhvendosë fokusin te kampionati vendor, ku synimi kryesor mbetet lufta për titull. (Safet Ademi, TVM2)
