Lavrov, e pa pranueshme që Serbia ta financojë Ukrainën
Shefi i diplomacisë ruse Sergej Lavrov...

Shefi i diplomacisë ruse Sergej Lavrov, e ka quajtur një manovër të presidentit serb Aleksandar Vuçiç, pritjen e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Beograd.
Sipas kryediplomatit rus, Lavrov, presidenti serb, Vuçiç kishte për qëllim që të zbusë “presionin” nga Bashkimi Europian.
Sipas Lavrov “BE-ja tashmë është shndërruar në Rajhun e Katërt”.
Lavrov njëherit e përqendroi vëmendjen tek mundësia e përfshirjes së Serbisë në financimin e Ukrainës, duke e cilësuar një veprim të tillë si krejtësisht të papranueshëm për Moskën.
“Do të ishte e papranueshme për ne nëse vëllezërit tanë serbë do të merrnin pjesë në financimin e Ukrainës. Ne ndërkohë do t’i ashpërsojmë ndjeshëm metodat tona, me qëllim që të shkatërrojmë gjithçka që ushqen makinerinë luftarake të Kievit nga Perëndimi”, tha ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov.
Vuçiç gjatë takimit me Zelenskin deklaroi se Beogradi do të mbështesë integritetin territorial dhe pavarësinë e Ukrainës, si dhe synon të thellojë bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve, ndërsa nuk u ndal te çështjet e sigurisë.
Poashtu Serbia vazhdon të mos i vendos sanksione Rusisë.
