Maqedoni
Ethet e Nilit Perëndimor, tre raste të reja, prej tyre një në Haraçinë
15.08.2026 14:07
Tre raste të reja të konfirmuara me ethet e Nilit Perëndimor janë regjistruar...

Tre raste të reja të konfirmuara me ethet e Nilit Perëndimor janë regjistruar sot në vend. Me rastet e reja, numri i të prekurve arrin në 34 raste të konfirmuara.
Një nga rastet e reja është nga Haraçina, ndërsa nga Qendra për Shëndet Publik thonë se prania e kanaleve, pellgjeve dhe ujërave të ndenjura krijon kushte të përshtatshme për shumimin e mushkonjave dhe rrit rrezikun e përhapjes së virusit.
“Sot kemi tre raste të reja të konfirmuara, kështu që deri tani numri arrin diku në 34 raste të konfirmuara.Numri i rasteve po rritet çdo ditë. Kemi edhe një rast të ri sot, nga Araçinova, i cili është diagnostikuar sot.Aty ka kanale, ka pellgje dhe ujëra të ndenjura. Tani, aty ku ka ujëra të ndenjura, ndoshta ka më shumë mushkonja dhe kjo mund të jetë arsyeja.Njerëzit duhet të kenë kujdes edhe vetë: të përdorin repelentë kundër mushkonjave, të veshin rroba me mëngë të gjata dhe pantallona të gjata. Duhet të kujdesemi edhe vetë.Pse është kështu? Sepse përqendrimi i mushkonjave në ato zona është më i madh, pasi ka ujëra të ndenjura dhe kushte të përshtatshme për shumimin e tyre”, thuhet në komunikatën e Qendrës për Shëndet Publik.
Në vend, epidemi është shpallur në pesë komuna të Shkupit. Sipas të dhënave të fundit, 34 raste janë konfirmuar, ndërsa dy persona kanë humbur jetën nga pasojat e infeksionit. Pas rasteve të reja dhe dy viktimave të regjistruara, autoritetet apelojn për kujdes të shtuar nga qytetarët.
Po ashtu, duhet të eliminohen enët dhe hapësirat ku mund të grumbullohet ujë rreth banesave, pasi aty mund të shumohen mushkonjat.
SANIJE DURAKU
