Maqedoni

Gostivari me ujë të pijshëm, partitë akoma s’heqin dorë nga akuzat

15.08.2026 14:43

Edhe pse institucionet relevante pas analizave përfundimtare siguruan...

Edhe pse institucionet relevante pas analizave përfundimtare siguruan se uji në çezmet e Gostivarit nga dita e djeshme është i sigurt për pije pas 4 javësh ndalesë, opozita maqedonase insiston në publIkimin e dokumenti zyrtar që vërteton cilësinë e ujit të pijshëm. 
 
“Qytetarët e Gostivarit kanë të drejtë të dinë se cili institucion ka bërë analiza të ujit dhe cilat janë rezultatet, kush e nënshkroi raportin dhe kush garanton me nënshkrimin e tij se uji është i sigurt.  Për shëndetin e qytetarëve duhet të kenë analizë profesionale, dokument, nënshkrim dhe përgjegjësi. Qytetarët nuk duan dolli, duan ujë të pastër dhe garanca se është i sigurt.  Jini serioz dhe së paku njëherë publikone dokumentin”, deklaroi Maja Borozan nga LSDM.
 
Ndërkohë VMRO-ja e quan sukses dhe menaxhim të lartë faktin se uji u rikthye në rubinetë për konsum vetëm për katër javë, gjersa orienton LSDM -në që të gjejë fajtorët kur raportet e mëherhsme për ujin s’kanë qenë në harmoni me rregullore,n e që sipas Mickoskit, atëherë në poste funksionale kanë qenë socialdemokratët.
 
“Ne bëmë gjithçka që mundet që situata të normalizohet si asnjehrë më pare, respektivisht për më pak se 4 javë sistemi u pastrua i tëri. Siç jam unë i informuar, prokuroria dhe MPB punojnë në hetim se pse nuk është ndërmarrë asgjë në të kaluarën edhe pse ka pasur numër të madh raportesh për kualiteitn e ujit në Gostivar që nuk ka qenë në suaza të rregullores. Vlerësoj se këtu duhet opozita të përkushtohet më shumë, të japin përgjegjësi sepse një pjesë e atyre ministrave janë nga rradhët e tyre”, u shpreh kryeministri Hristijan Mickoski.
 
Micksoki poashtu tha se MPB po e heton rastin edhe kur para dy -tre ditëve u përhap shetësimi se uji në Shkup nuk është i mirë për pije, duke aluduar tek opozita, shtoi t se ishte dezinformatë që vjen në kohën e sulmeve sociale.
 
“Mediat sociale tani si asnjehrë më parë, janë terren ku secili mund të shkruajë gjithçka dhe s’ka asnjë përgjegjësi, nëse është e vërtetë apo jo, nëse dikush ka ndonjë arsye, pse ndodhë, ndoshta dikush nga jashtë ka arsye për sulm të këtillë. … Pres që organet të veprojnë”, theksoi Mickosi.
 
Erdhe kryetari i qytetit të Shkupit Orce Gjerogjievski është zotuar se s’do lejojë sulme jo të vërteta, të cilat alarmojnë dhe i vënë në panik të panevojshëm qytetarët.
 
NERMIN MULAKU FEJZULLAHU