Maqedoni
Mickoski për vizitën e tij në Bruksel: Isha me familje, jo për takime politike
15.08.2026 16:13
Pas kthimit të tij nga Brukseli, kryeministri Micksokit ashtu siç paralajmëroi...

Pas kthimit të tij nga Brukseli, kryeministri Micksokit ashtu siç paralajmëroi, konfirmon se ditët e tij në Belgjikë kanë qenë të organizaura për pushime me familje dhe se s’ka realizuar takime politike.
Shefi i ekzekutivit shton se ka pasur takime vetëm me investitorë në vendin tonë, procedura e të cilçve është kah fundi dhe para seancave qeveritare, ndërkaq shton se gjithçka do të jetë e njohur për opinionin.
“Isha tre ditë në Bruksel dhe nuk kam pasur takime politike, poashtu e bëmë një qark në Bruksel. Pata tri takime me investitorë të cilën në Maqedoni janë në fazën përfundimtare për arritje të marrëveshjes. Njëri është nga Gjermania, njëri nga SHBA-ja tjetri bën zgjerim të intestimit ekzistues dhe shumë shpejt në shtator të tre investitorët do të nënshkruajnë marrëveshje dhe opinion do të njoftohet për përmbajtjen e këtyre bisedimeve. Pra, investime që janë në fazën e realizimit. Pres që në senacat qeveritare të kalojë e tëra dhe në shtator opinion të njoftohet”, deklaroi kryeminsitri Hristijan Mickoski.
LSDM – Mickoskit: Çka dakorduat në bruksel?
Por opozita insiston se Micksoski shkon në Bruksel për bisedime për të ardhmen e vendet dhe përjashton çdo përfaqësues qeveritar apo diplomatik.
"Çka saktësisht ka dakorduar Hristijan Mickoski në Bruksel derisa ishte ne “ekskursion” me familje? Bisedime që nuk janë zyrtare. Takime që nuk janë paraqitur nga Ministria e punëve të jashtme. Bisedime për të ardhmen e vendit pa asnjë përfaqësues të qeverisë. Si mundet që kryeministri i një shteti të shkojë në biseda “jozyrtare” për çështje kyçe – integrimin evropian të vendit, pa dijeninë dhe pa pjesëmarrje të diplomacisë?”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.
Opozita shton se Mickoski bisedimet për eurointegrime i udhëheq personalisht gjersa shefi i diplomacisë Mucunski disa herë ka thënë se me Brukselin zhvillohen bisedime “nën radar” dhe me kujdes të veçantë.
NERMIN MULAKU FEJZULLAHU
