Botë

Indonezi, 38 viktima nga tërmeti me magnitudë 7.7

15.08.2026 16:37

Të paktën 38 persona kanë humbur jetën dhe 13 të tjerë janë plagosur...

Të paktën 38 persona kanë humbur jetën dhe 13 të tjerë janë plagosur nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.7 që goditi ishullin Flores në lindje të Indonezisë. Bilanci pritet të rritet, pasi ekipet e shpëtimit ende po arrijnë në zonat më të goditura.
 
Lëkundjet e fuqishme goditën herët në mëngjes dhe u pasuan nga disa pasgoditje. Ndërtesa janë shembur, rrugët janë dëmtuar nga rrëshqitjet e dheut, ndërsa në disa zona janë ndërprerë energjia elektrike dhe komunikimet.
 
“Dridhja ishte mjaft e fuqishme dhe të gjithë vrapuam jasht. Disa persona ende ishin në gjum, u zgjuan të trishtuar, vrapuan jasht të hutuar”, deklaroi qytetari. 
 
“Asnjëherë nuk kam ndjer tërmet të till, zakonisht tërmetet janë vetëm termete, por ky zgjati shumë. Ishim në katin e pestë, vraponim duke e kërkuar daljen për sitauat emirgjenete, arritëm të zbrisnim një katë më posht, pikërisht në momentin që ishim gati të vazhdonim zbritjen nw katet e pushtme, gurwt veç më ishin të shpërndar gjithandej.  Ndërkohë që dridhja ende ishte intensive”, u shpreh qytetari. 
 
Rreth 2 mijë banorë janë evakuuar, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit po punojnë në terren për të gjetur të mbijetuarit. Disa zona pranë epiqendrës mbeten të vështira për t’u arritur për shkak të rrugëve të bllokuara. Autoritetet paralajmërojnë se bilanci i viktimave mund të ndryshojë, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë.
 
“Kemi gjetur victim, ende presim raportet nga viktimat në rajonet e tjera”, theksoi Fatehur Rahman nga qendra për kërkim shpëtim. 
 
Pas tërmetit u dha edhe alarm për cunami, por paralajmërimi u hoq disa orë më vonë, pasi nuk u konstatua rrezik i madh. Në disa zona bregdetare u regjistruan dallgë të vogla.
Indonezia ndodhet në Unazën e Zjarrit të Paqësorit, një nga zonat më aktive sizmike në botë.
 
SANIJE DURAKU