Botë

Aleanca refuzon ftesën e Haxhiut për takim, po e zvarrisni bllokadën deri në zgjedhje

15.08.2026 17:01

Aleanca e udhëhequr nga Adrian Gjini ka refuzuar ftesën për takim të ushtrueses...

Aleanca e udhëhequr nga Adrian Gjini ka refuzuar ftesën për takim të ushtrueses së detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, me liderët e partive politike, duke e akuzuar atë dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se nuk po kërkojnë zgjidhje për krizën institucionale.
 
Në një letër drejtuar Haxhiut, kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka thënë se ajo nuk ka mandat për të luajtur rolin e “unifikueses së spektrit politik”, pasi nuk është presidente e zgjedhur e Kosovës.
 
“Ju e Kurti jeni tepër të tejdukshëm se nuk po kërkoni takim për të gjetur zgjidhje. Po kërkoni takim të gjeni fajtor për vendimin tuaj që veçse e keni marrë, për ta dërguar vendin në zgjedhje. Këtë herë edhe në kaos institucional”, ka shkruar Gjini.
 
Haxhiu u kishte dërguar të premten ftesë liderëve partiakë për një takim konsultativ që është planifikuar të mbahet më 18 gusht. Ajo ka thënë se qëllimi është diskutimi për zhvillimet politike dhe institucionale dhe arritja e një marrëveshjeje për zgjedhjen e një presidenti konsensual.
 
Ndërkohë, Kurti ka kërkuar nga partitë politike që të nisin diskutimet me emra konkretë për presidentin e ardhshëm, duke thënë se kjo do të mundësonte shmangien e zgjedhjeve të reja.