Tjetër mësymje drejt Ceuta: Policia marokene pengon një valë emigrantësh drejt kufirit me enklavën
Policia marokene ka penguar një përpjekje të dytë për kalimin masiv...

Policia marokene ka penguar një përpjekje të dytë për kalimin masiv të emigrantëve drejt Ceutës, enclaves spanjolle në Afrikën e Veriut. Forca të shumta të policisë u diskoluan në kufi, pasi qindra emigrantë u mblodhën në qytetin kufitar Carillejos, të nxitur nga thirrje të shpërndara në rrjetet sociale.
Më shumë se 100 persona u ndaluan teksa tentonin të afroheshin drejt kufirit, ndërsa 61 prej tyre u arrestuan dhe u larguan me autobusë nga policia marokene.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale treguan qindra persona duke vrapuar në drejtim të kufirit me Ceutën. Përpjekjet për kalimin nisën rreth orës 06:00 të mëngjesit , por forcat marokene, të përforcuara me mjete të blinduara dhe një helikopter për monitorimin e situatës, arritën të parandalojnë hyrjet në territorin spanjoll. Sipas raportimeve të mediave spanjolle, policia marokene i ndaloi emigrantët rreth tre kilometra larg Ceutës.
Në anën spanjolle, autoritetet vendosën në gatishmëri të lartë forcat e sigurisë. Ushtria spanjolle dislokoi trupa dhe mjete të blinduara në kufi, ndërsa për ushtarakët e dërguar në Ceuta u anulua leja për shkak të frikës nga një valë e re kalimesh.
Përpjekja e fundit vjen vetëm dy javë pas një prej episodeve më të mëdha të migrimit të parregullt në kufirin e Ceutës. Më 30 korrik, dhjetëra mijëra persona tentuan të hynin në territorin spanjoll, ndërsa të paktën 88 persona humbën jetën, shumë prej tyre si pasojë e mbytjes ose shtypjes në turmë.
Shumica e personave që arritën të hynin në Ceuta u kthyen në Marok, ndërsa një numër i vogël mbeti në territorin spanjoll. Këtë herë, autoritetet spanjolle kishin marrë masa shtesë pas mesazheve të shpërndara në rrjetet sociale, ku pretendohej se kufiri i Ceutës do të ishte i hapur më 15 gusht, ditë pushimi zyrtar në Spanjë.
Në të kaluarën, Maroku është akuzuar se ka lehtësuar kalimet e emigrantëve drejt Ceutës për shkak të mosmarrëveshjeve diplomatike me Madridin. Në vitin 2021, rreth 8 mijë persona kaluan drejt Ceutës në një episod që u zhvillua në mes të një krize diplomatike mes Marokut dhe Spanjës lidhur me çështjen e Saharasë Perëndimore. Situata e fundit ka rritur shqetësimet për një krizë të re migratore në kufijtë e Evropës dhe ka shkaktuar tensione edhe mes vendeve të tjera evropiane, përfshirë Spanjën dhe Italinë.
