Stoltenberg e akuzoi Rusinë për kanosje me armë bërthamore

16.06.2015 20:30

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg sot e akuzoi Rusinë për kanosje me armë bërthamore, që, sipas tij, është e rrezikshme dhe destabilizuese...

Drejtëpërdrejtë pasi që presidenti rus Vladimir Putin i zbuloi planet për zhvillim të armëve bërthamore, Stoltenberg në konferencën për gazetarë në Bruksel deklaroi se retorika e këtillë e Moskës e shpjegon gatishmërinë e rritur të forcave të Aleancës për mbrojtje të vendeve të saj anëtare.

"Kanosja e tillë me armë bërthamore të Rusisë është e paarsyetueshme. Destabilizuese dhe e rrezikshme. Ajo është, gjithashtu, një nga arsyer për rritje të gatishmërisë së forcave tona", theksoi Stoltenberg, duke shtuar se hapat e tillë janë me qëllim që të garantojnë se NATO-ja edhe në të ardhmen do të jetë Aleancë që kujdeset për mbrojtjen e aleatëve të saj kundër armiqve.