Maqedoni
Shtohen thirrjet në ndihmën e shpejtë, Ademi: Edhe streptokoku paraqitet tek fëmijët
16.08.2026 14:30
Thirrjet në ndihmën e shpejtë janë shtuar gjatë kësaj periudhe...

Thirrjet në ndihmën e shpejtë janë shtuar gjatë kësaj periudhe kur temperaturat kanë arritur kulmin e tyre, thekson për TVM2 mjeku Sejfullah Ademi.Sipas tij në këtë periudhë pacientët më shumë ankohen nga sëmundjet digjestive si me barkqitje,të vjellura dhe me temperaturë.
Ai apelon pacientët që ti respektojnë rekomandimet e mjekëve që ta tejkalojnë sa më lehtë këtë periudhe të nxehtë.
“Ne apelojmë si Ndihmë e Shpejtë si mjek që të kenë kujdes vecanërisht pacientët më sëmundje kronike si dhe të moshuarit ,pa nevojë të mos lëvizin ,të kenë kujdes ën shëndetin e tyre në marrjen e terapisë gjithashtu ,preferohet me cdo kush veshje më të lehtë ,konsumimi I ushqimeve më të lehta ,marrja e lëngjeve ujë më tepër”, deklaroi mjeku në ndihmën e shpejtë Sejfullah Ademi.
Gjatë kësaj periudhe ka edhe raste me infeksion nga streptokoku që kap moshat nga 5 deri në 12 vjeç. Simptomet e të cilit janë me dhimbje fyti, temperaturë të lartë ,bajame të ënjtura potencon mjeku Ademi .
“Streptokoku më së shumti tek fëmijët është present shfaqet me dhimbje në fyt temperaturë të lartë si dhe mund të shfaqet me ndryshime në lëkurë .Apelojmë tek prindërit që të kenë kujdes vcanërsiht në higjienën fillimisht të vet fëmijës si dhe nëpër cerdhe të kenë kujdes gjërat personale ,ushqimit të gjitha këto do të ndikonin që të parandalohet përhapja e këtij infeksioni”, u shpreh mjeku Ahmeti.
Mjeku Sejfullah Ademi rekomandon për kujdes të shtuar në këtë periudhë të verës dhe në raste të simptomeve të para tek fëmijët konsultimi me mjekun amë për marrjes e terapisë adekuate kundër streptokokut,sepse komplikimet mund të jenë më të rënda dhe mund tu lë pasoja në shëndetin e fëmijëve.
VLORA LATIFI TOPOJANI
