Vuçiq: Marrëdhëniet Beograd-Prishtinë nuk janë rrezik për sigurinë rajonale

16.06.2015 20:40

Marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës nuk paraqesin rrezik të madh për sigurinë rajonale, deklaroi sot në Cyrih kryeministri serb Aleksandar Vuçiq, duke theksuar se për të një nga frikat më të mëdha paraqet situata në BeH, lajmëroi Tanjug...

"Pa siguri rajonale nuk mund të realizojmë reforma ekonomike", tha Vuçiq para forumit të biznesit në Cyrih.

Sipas tij dialogu mes Serbisë dhe BeH-së ka rëndësi strategjike  për Serbinë dhe Ballkanin Perëndimor. Vuçiq shtoi se Serbia ka bërë shumë për ndërtimin e marrëdhënieve të mira me Malin e Zi dhe Maqedoninë.

Sipas tij, Serbia e ka ndryshuar "strategjinë dhe taktikën", për çka është dëshmi edhe vizita e tij e mëparshme e Shqipërisë, si dhe vizita e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Serbi.