Maqedoni
Infrastruktura e Gazi Babës, komuna fiton 1.5 km kanalizim fekal
16.08.2026 16:00
Idrizova, pjesë e komunës së Gazi Babës së shpejti me rrjet...

Idrizova, pjesë e komunës së Gazi Babës së shpejti me rrjet të kanalizimit fekal. Punimet e këtij projekti u panë për së afërmi nga kryeministri Mickovski, shoqëruar nga Ministri i ambientit, Hoxha dhe kryetari i komunës, Stefkovski, për realizimin e së cilit janë ndarë afër 50 milionë denarë buxhet shtetëror.
“Kjo është një dëshmi se investojmë në të gjitha komunat e vendit tonë, me qëllim që t’i zgjidhim problemet e qytetarëve. Ministria e Ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor realizon diku mbi 300 projete në të gjitha komnat e territorit tonë”, deklaroi ministri i ambientit jetësor Muhamet Hoxha.
Deri më tani në këtë komunë është punuar mjaftueshëm për infrastrukturën, tha kryetari i Gazi Babës, Boban Stefkovksi, sidomos në kanalizimin e ujërave të zeza.
“Këtu në Idrizovë kemi filluar ne ndërtimin e fazës së parë të rrjetit të ri të kanalizmit fekal i cili do të jetë me gjatësi prej 1478 metër… Nga dita e parë e mandatit tim punojmë intenzivisht në zgjidhjen e problemeve prej dekadash në më shumë vendbanime. Deri më tani kemi ndërtuar 36 km rrjet të ri të kanalizimit fekal në vendbanimet: Smillkocvë, Creshevë dhe disa faza në Jurumleri dhe Goce Dellçev… Ka ardhur koha që t’ju vjen fundi problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët”, ushpreh kryetari i Gazi Babës, Boban Stefkovksi.
Autoritete komunale shtuan se në Gaza Babë janë përforcuar aktivitetet që përmirësojnë shërbimet e qytetarëve. Në këtë komunë po ndërtohen shkolla, çerdhe, salla sportive dhe pjesë të tjera infrastrukturore, me të cilat menaxhon pushteti lokal. Zotohen se me projekte kapitale komuna e Gazi Babës do të vijojë edhe në periudhën e ardhme të mandatit.
NERMIN MULAKU FEJZULLAHU
