Maqedoni
Uji në Gostivar ende në fokus, partitë politike vazhdojnë me akuza
16.08.2026 16:18
LSDM-ja këmbëngul që të publikohet analiza e autoriteteve përkatëse...

LSDM-ja këmbëngul që të publikohet analiza e autoriteteve përkatëse, sipas së cilës u konstatua siguria për përdorimin e ujit për pije nga çezmet e Gostivarit. Opozita maqedonase me kritikë ndaj kryministrit Mickoski për mos-takim të tij me banorët e Gostivarët.
“Nën presion të opinonit, përnjherë lajmërojnë se uji është i sigurtë disa ditë më parë. Dhe, sërish, pa treguar dokument zyrtar, analizë, raport që garanton se uji në Gostivar është i sigurtë. Në pyetje është shëndeti dhe jeta e qytetarëve. Tregojini hapur rezultatet e analizave. Cili institucion ka bërë analizë të ujit dhe si janë rezultate?!. Kush e nënshkroi raportin dhe kush me nënshkrimin e tij garanton se uji është i sigurtë”, deklaroi Keti Shterjova nga LSDM.
VMRO-DPMNE ndërkohë akuzon LSDM-në se po përhap panikë tek qytetarët, duket ftuar këta të fundit që të mos bëhen pre e dezinformatave të tyre. LSDM-ja përfiton nga rasti derisa autoritetet në mënyre profesionale po e ndjekinsituatën, thonë nga kjo parti.
“Institucionet kompetente i kanë bërë analizat e nevojshme dhe kanë vërtetuar se uji është i sigurt për pije. Në vend që t’i pranojë faktet, LSDM vazhdon të krijojë dyshime tek qytetarët. Qytetarët nuk duhet të jenë peng i panikës politikë të LSD-së. Uji në Gostivar është i sigurtë ndërsa institucionet po e ndjekin situatën dhe veprojnë me përgjegjësi”, u shpreh Brane Petrushevski nga VMRO -DPMNE.
Kryeministri komenton edhe padinë e dorëzuar nga LSDM-jë për ministrin e shëndetësisë dhe tre drejtues tjerë shëndetësor lidhur me rastin e Gostivarit. Për të mbetet i habitshëm fakti se në komunikatat dhe reagimet e LSDM-së, nuk përmendet emri i kryetarit të komunës së Gostivarit, e që sipas tij nuk komentohet për shkak së e kanë mbështetur si kandidat në zgjedhjet lokale.
“Të gjithë e dinë se kompetencë dhe të drejtë në këtë rast ka ndërmarja publike komunale. Prokuroria dhe MPB tashmë ka siguruar 3 persona dhe sa jam i informuar, hetimi ende vazhdon, nuk është i mbyllur. Kështu që mendoj se hetimi mund të kotribuojë që të kemi edhe të tjerë të cilët gjtihashtu mund të jenë ndërthurur në këtë rast”, theksoi kryeministri Hristijan Mickoski.
Ndërkohë, hetimi për zbardhejn e rastit për ujin e ndotur është në fazë të avancuar gjersa në paraburgim mbeten drejtoresha e Ndërmarrjes publike “Komunalec” dhe dy drejtues të ndërmarrjes, të cilët dyshohen se përmes vendosjes së paligjshme të pompave, kanë shkaktuar ndotjen e ujit të pijshëm.
NERMIN MULAKU FEJZULLAHU
