Pjesa e dytë e autostradës Shkup-Bllacë, Mickoski: Ndërtimi fillon kah fundi i muajit
16.08.2026 16:33
Brenda 10 ditësh pritet të nisë ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë...

Brenda 10 ditësh pritet të nisë ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë, pasi janë përfunduar të gjitha procedurat dhe është përzgjedhur mbikëqyrja dhe kompania vendase që do të realizojë punimet njoftoi kryeministri Hristijan Mickovski.
Ndërkohë, muajin e ardhshëm pritet të nisin punimet edhe në aksin Gostivar-Bukojçan, ndërsa autostrada Kërçovë-Ohër ka hyrë në fazën përfundimtare thotë Mickovski.
“FIllimi është caktuar me 26 gusht, por do të dojë të mos me kapni për fjale. Përfundimisht, për këtë projekt dhjetëvjeçar, i cili ishte paralajmëruar, kemi një realizues. Bëhet fjalë për një kompani vendore, kemi mbikëqyrje, janë plotësuar të gjitha kushtet që të fillojë ndërtimi i kësaj autostrade. Në shtator pres të fillojë edhe një segment tjetër autostrade, ai është Bukojçan- Kërçovë, ndërsa me dinamikë të shtuar të përfundojmë autostradën Kërçovë – Ohër. Pres që segmenti nga Izvori deri në Vërbjani të lëshohet në gjysmën e dytë të tetorit, ndërsa i gjithë segmenti të përfundojë në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm, 2027 ”, deklaroi kryeminsitri Hristijan Mickoski.
Intensifikimi i aktiviteteve ndërtimore vazhdon edhe me ndërtimin e gjashtë segmenteve të autostradave në mbarë vendin në periudhën e ardhshme, e që janë pjesë e korridorit 8 dhe 10, sqaroi Mickoski.
“Përafërsisht gjashtë segmente autostradale do të ndërtohen dhe kjo është gjithashtu një aktivitet i madh dhe i intensifikuar ndërtimor. Kur kësaj t’i shtohet edhe hekurudha, seksioni 2, i cili praktikisht është pjesë e Korridorit 8 (krahu lindor), dhe seksioni 3, për të cilin pres që së shpejti të shpallet thirrja publike, pasi të gjitha sfidat administrative janë tejkaluar, kjo do të thotë se do të kemi vërtet një ndërtim intensiv. Dhe nëse gjithçka shkon siç duhet, me përfundimin e studimit të fizibilitetit dhe në fillim të vitit të ardhshëm nisjen e Korridorit 10, nëse, natyrisht, të gjitha sfidat që kemi zgjidhen. Pres që të mos ketë pengesë që të zgjidhet”, u shpreh Mickovski.
Shefi i ekzekutivit shton se ndërtimi paraqet motor dhe njëherit është edhe bartës i aktiviteteve ekonomike, për çka qeveria është e interesuar të punojë në zhvillim insfrastrukturor në të gjithë territorin e shtetit.
NERMIN MULAKU FEJZULLAHU
