Maqedoni

LSDM, “inflacioni bie, çmimet mbeten të larta”

16.08.2026 17:00

Deklaratat për “inflacion të ulët”, njoftimet për statistikat...

Deklaratat për “inflacion të ulët”, njoftimet për statistikat dhe grafikët që Mickoski paraqet në tabelë janë të destinuara ekskluzivisht për qëllime propagandistike thonë në një komunikatë me shkrim nga nga LSDM.
 
Sipas tyre Asnjë fjalë apo grafik nuk mund ta bindë një qytetar se po jeton më mirë – njerëzit e ndiejnë dhe e përjetojnë se gjendja është përkeqësuar.
 
Efekti kumulativ është i qartë: çmimet kanë mbetur në nivele të larta. Nëse një produkt në vitin 2022 është shtrenjtuar me 16%, ndërsa në vitin 2026 është shtrenjtuar edhe me 2.3%, qytetarët sot paguajnë dukshëm më shumë për të sesa para krizës.Inflacioni po bie në letër, por çmimet vazhdojnë të jenë të larta dhe të rriten.
 
Rënia e inflacionit nga 16% në 2.3% nënkupton vetëm se çmimet vazhdojnë të rriten, por me një ritëm më të ngadaltë.