Botë

Haxhiu, shpreh keqardhje që PDK dhe AAK refuzuan takimin

16.08.2026 17:48

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu...

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka shprehur keqardhje që Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës  kanë refuzuar ftesën e saj për takim konsultativ me krerët e subjekteve politike parlamentare.
 
Haxhiu ka thënë se ftesa ishte bërë me qëllim të gjetjes së një konsensusi politik për tejkalimin e ngërçit institucional dhe ka vlerësuar se refuzimi i PDK-së dhe AAK-së është veprim i gabuar dhe mungesë vullneti për të tejkaluar, siç i ka quajtur ajo, “pozicionimet barrikaduese”.
 
“ Këtë refuzim e konsideroj veprim të gabuar, të pamatur dhe, mbi të gjitha, mungesë të vullnetit për të tejkaluar pozicionimet barrikaduese. Të tilla pozicione nuk e ndihmojnë askënd, aq më pak Republikën tonë”, ka pohuar Haxhiu.Sipas saj, tre procese të njëpasnjëshme zgjedhore me rezultate të përafërta janë dëshmi se pa dialogim politik, veçanërisht për çështjen e Presidentit, nuk ka zgjidhje për ecje përpara. 
 
“Kosova ka nevojë për shumë punë. Zgjedhjet do të duhej të ishin opsioni i fundit, nëse jo fare opsion. Mbetem me shpresën që deri të martën të kemi reflektim e takimi të jetë sa më i dobishëm drejt gjetjes së një zgjidhjeje”, ka thënë Haxhiu.