Mbi 800 dronë kundër Moskës. Tymi mbulon kryeqytetin e Rusisë, 12 viktima
Të paktën 12 persona janë vrarë nga sulmet masive me raketa...

Të paktën 12 persona janë vrarë nga sulmet masive me raketa dhe dronë gjatë natës në Rusi dhe Ukrainë. Sulmet e ndërsjella kanë goditur zona të banuara, qendra logjistike dhe objekte industriale, ndërsa luftimet po shtrihen gjithnjë e më larg vijës së frontit.
Në Rusi, dronët ukrainas kanë goditur zonat e Rostovit, Belgorodit dhe rajonit të Moskës, duke shkaktuar shtatë viktima. Ministria ruse e Mbrojtjes pretendon se gjatë natës janë leshuar 822 dronë në të gjithë vendin.
Ministria ukrainase e Mbrojtjes pretendon se sulmet e fundit kanë nxjerrë jashtë funksionit shtatë nga dhjetë qendrat më të mëdha logjistike të kompanisë në Rusi.
Ndërkohë, sulmet ruse në Ukrainë kanë shkaktuar pesë viktima. Dy prej tyre humbën jetën në uzinën e çelikut ArcelorMittal në Krivij Rih, ku u plagosën edhe 14 persona dhe prodhimi u ndërpre pjesërisht.
Viktima janë raportuar edhe në Zaporizhzhia dhe Sumy, ndërsa në Kiev një treg i njohur i librave të vjetër u përfshi nga flakët. Sulmi shkaktoi dëme të konsiderueshme dhe humbje të mëdha materiale për tregtarët.
