Maqedoni
Komunikacioni po zhvillohet nëpër rrugë të thata
17.06.2015 09:21
Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë kryesisht të thata...

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Ky informacion ka të bëjë vetëm për vendkalimet e Maqedonisë.
LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë Veles, Mavrovë Dibër Strugë, Demir Kapi Udovë, KoçanDellçevë, VinicëBerovë ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.
Shoqata ndërtimore "Granit" SHA Shkup (seksionin Shën Nikollë Shtip) njofton se do të kryejë punë ndërtimore në rrugën magjistrale A4 Shën Nikollë- Shtip nga 26+396,00 deri 47+107,00 km. Punët ndërtimore filluan më 21.05.2015. Është planifikuar mbyllje deri në përfundimin e plotë të aktiviteteve (periudhë 2 vjeçare) në pjesën km 28+520 (Shën Nikollë) deri në km 38+500 (unaza ekzistuese Kadrifakovë) me orientim të komunikacionit drejt rrugës rajonale P1204.
SHA Beton më 16.04.2015 filloi me kryerjen e punëve ndërtimore për sanim të rrëshqitjes së dheut në Mavrovë, aksi rrugor nga diga Mavrovë deri në f. Mavrovë është i mbyllur për qarkullim për automjetet e rënda transportuese dhe autobusët në periudhë prej dy muajve. Komunikacioni për automjete të rënda po zhvillohet sipas regjimit kohor, ndërsa për automjetet e rënda transportuese dhe autobusët mund të zhvillohet përmes f.Leunovo.
Për shkak të kryerjes së punëve në urat dhe asfaltimin e aksit rrugor Veles-Shkup (nga Shtipi deri te tuneli Katlanovë) komunikacioni zhvillohet nëpër një korsi, për çka është vendosur sinjalizim i duhur i komunikacionit.
Për shkak të kryerjes së punimeve në rrugën shtetërore A3, pjesa Veles -Kadrifakovë, komunikacioni po zhvillohet nën regjim kohor të komunikacionit siç vijon: nga fundi i korsisë së tretë (deponia Veles) deri në f.Llozovë dhe nga f.Llozovë përmes f.Saramzalinë, deri në pjesën Kadrifakovë.
Në të gjitha këto drejtime rrugore për kryerjen e punëve ndërtimore është vendosur sinjalizim adekuat i trafikut. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë nga mjediset urbane është mesatar./mia
