KRRE, rriten çmimet e karburanteve nga mesnata
17.08.2026 13:55
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE)...

Më 17.08.2026, Komisioni Rregullator për Energjetikë vendosi të rrisë çmimet maksimale me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht me 4,85%, për shkak të rritjes së çmimeve referente në tregun botëror.
Nga mesnata, çmimet maksimale do të jenë:
• EUROSUPER BS-95: 91,50 denarë për litër, ose 4,50 denarë më shtrenjtë.
• EUROSUPER BS-98: 93,50 denarë për litër, ose 4,50 denarë më shtrenjtë.
• EURODIESEL BS (D-E V): 98 denarë për litër, ose 6,50 denarë më shtrenjtë.
• Vaji ekstra i lehtë: 98,50 denarë për litër, ose 6 denarë më shtrenjtë.
• Mazuti M-1 NS: 43,726 denarë për kilogram, ose 0,188 denarë më shtrenjtë.
Rritja më e madhe është te nafta (dieseli), e cila nga mesnata do të kushtojë 98 denarë për litër.
KRRE njoftoi gjithashtu se vazhdon të zbatohet akciza e reduktuar me 2 denarë për litër për benzinat EUROSUPER BS-95 dhe BS-98, si dhe akciza e reduktuar me 4 denarë për litër për dizelin.
