Botë

KB: Rreth 250 mijë fëmijë mund të vdesin nga uria në Sudanin Jugor

17.06.2015 09:24

Rreth 250.000 fëmijë mund të vdesin nga uria në Sudanin Jugor i shkatërruar 18 vite nga lufta qytetare, paralajmëron Tobi Lancar...

Rreth 250.000 fëmijë mund të vdesin nga uria në Sudanin Jugor i shkatërruar 18 vite nga lufta qytetare, paralajmëron Tobi Lancar, koordinator për çështje humanitare i KB-së në këtë shtet.
 
Në fillim të qershorit Lancar u përndjek nga Sudani Jugor.
 
Për shkak të krizës, KB-ja kërkuan donacione prej 1,63 miliardë dollarë për shtetin në të cilën dy e treta e popullatës 12-milionëshe ka nevojë për ndihmë, ndërsa 4,6 milionë janë nën kanosje për mungesë të ushqimit.
 
Konflikti në Sudanin Jugor filloi në dhjetor të vitit 2013 kur armata u nda në dy anë midis ithtarëve të presidentit Salva Kiir dhe ish-nënpresidentit Riek Maçar./mia