Deputetët e PDK-së bllokojnë hyrjen e Kurtit në Qeveri
Deputetët e PDK-së u mbledhën para qeverisë...

Deputetët e PDK-së u mbledhën para qeverisë për ta penguar futjen e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, i cili sipas tyre së bashku me minsitrat që kanë dhënë betimin si deputetë, janë uzurpatorë të posteve në ekzekutiv.
“Që nga dita kur e kanë dhënë betimin si deputet, që nga çertifikimi i rezultateve, ata qëndrojnë ilegalisht në pozicionet të cilat i ushtrojnë edhe sot, për çka ne jemi mbledhur sot këtu, që të mos lejojmë hyrjen e tij në zyrtat e kryeministrisë. Zotri Kurti duhet ta kuptoj se në vend që ta sabotojë Kuvendin, duhet të vijë aty për të kontribuar për ta konstiutuar Kuvendin.” – tha Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha.

Kurti promovoi parkun industrial në Podujevë, nuk preferoi të përgjigjet për zhvillimet politike
Por Kurti, në vend të qëndrimit në zyrë, ka zgjedhur të promovojë projektin e Parkut Industrial në Livadicë të Podujevës. I pyetur për zhvillimet politike, Kurti preferoi të fokusohet te projekti për Parkun Industrial.
“Urime të gjithëve për këtë gurthemel që e vëmë bashkë me kryetarin Shpejtimin dhe me minsitren.” – u shpreh Kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
LDK e gatshme të mbështesë presidentin konsensual
Ndërkohë LDK përsërit gatishmërinë që për ta zhbllokuar konstituimin e institucioneve, është e gatshme ta mbështes një president konsensual.
“Ne kemi heqë dorë nga ajo kërkesë e jona dhe kemi treguar gatishmërinë tonë që në fazën kur vijmë te diskutimi për të zgjedhur presidentin, të jemi konstruktiv në gjetjen e një zgjidhje të përshtatshme dhe të pranueshme për të gjithë spektrin politik.” – deklaroi Avdulla Hoti nga LDK.
Por për dallim nga LDK, dy partitë tjera opozitare PDK dhe Aleanca kanë refuzuar të takohen me kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti, për tu koordinuar rreth zgjedhjes së presidentit. (Gyltene Sinani, TVM2)
