Zjarret mbajnë në alarm vendin, katër vatra aktive, në fokus zjarri në Veles
Situata me zjarret në vend po përmirësohet...

Situata me zjarret në vend po përmirësohet në disa zona, por disa vatra mbeten ende aktive. Aktualisht janë katër vatra aktive, por në fokus për momentin është zjarri në komunën e Velesit, konkretisht zjarri që ka filluar në fshatin Slp, ai po zgjerohet dhe ka hyr në teritorin e Komunës së Zelenikovës.
Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angelov, thekson se ekipet e zjarrëfikësve vazhdojnë të jenë në terren për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarreve.
“Zjarri që prej disa ditësh ishte aktiv në territorin e Komunës së Makedonski Brodit, në zonën e fshatit Dragov Dol, është zvogëluar ndjeshëm. Shumica e vatrave të tij janë shuar me sukses. Ka mbetur vetëm një pjesë në terren shkëmbor, ku lëvizja e njerëzve është jashtëzakonisht e rrezikshme dhe e vështirë. Në territorin e Komunës së Studeniçanit, zjarri ende është aktiv. Në territorin e Komunës së Velesit, zjarri që filloi në zonën e fshatit Slp është zgjeruar dhe po lëviz në drejtim të Komunës së Zelenikovës, konkretisht në zonën e fshatrave Dobrinë dhe Tisovicë. Qëllimi parimor i zjarrëfikësve të Komunës së Velesit është që ti sigurojnë këto fshatra. Në territorin e Komunës së Jegunovcës, zjarri mbi fshatin Kopancë ende është aktiv, por nuk paraqet rrezik.” – tha Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angelov.
Autoritetet vazhdojnë tu bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal, veçanërisht në zonat pyjore dhe gjatë qëndrimit në natyrë, pasi në ditët kur temperaturat pritet të jenë veçanërisht të larta, edhe një pakujdesi e vogël mund të kthehet në një vatër të re zjarri.
Poashtu MPB njofton se më 16 gusht, nën dyshimin për zjarrvënie të qëllimshme është privuar nga liria B.S. (67) nga Manastiri. (Sanije Duraku, TVM2)
