Maqedoni
ARM, shënohet 34 vjetori i themelimit
17.08.2026 15:54
Me disa aktivitete në Shkup dhe Shtip sot shënohet 34 vjetori...

Me disa aktivitete në Shkup dhe Shtip sot shënohet 34 vjetori i formimit të Armatës së Maqedonisë së Veriut. Manifestimi fillestar u mbajtë në Shtip, ku të pranishmëve ju drejtua Nënkoloneli Risto Stoev, Komandant I brigadës së dytë të këmbësorisë.
“Më 27 mars 2020 RMV u bë anëtare e 30-të e NATO-së, me cka tregoi përcaktimin e sajë strategjik për siguri globale, stabilitet dhe qetësi. Me këtë anëtarësim, armata jonë u bë anëtare e familjes më të fuqishme të sigurisë, dhe sistemit global të mbrojtjes, duke marrë përsipër shumë përgjegjësi dhe obligime. Këto obligime kërkojnë nga ne profesionalizëm të shtuar, dhe përgatitje”, deklaroi komandanti i brigadës së dytë të këmbësorisë Nënkolonel Risto Stoev.
Stoev poashtu thekësoi se pjestarët e Armatës gjatë këtyre 34 viteve kanë qenë edhe gardian të popullatës, në përballje me fatkeqësitë natyrore.
“Gjatë kësaj kohe pjestarët e armatës kanë qenë të angazhuar në përballejn me sfidat që I ka ofruar natyrore, siq janë shuarja e zjareve në plotë 30 lokacione, por dhanë edhe mbështetjen e tyre në drejtim të institucioneve në rastin tragjik në Koçan”, u shpreh Stoev.
Më tej një ceremoni tjetër u mbajtë përpara platosë së Ministrisë së Mbrojtjes, të cilëve iu drejtuan Ministri i Mbrojtjes, Vlado Misajlovski dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Major Sashko Lafçiski. Me rastin e 18 gushtit - Ditës së Ushtrisë, në kazermën "Ilinden" në Shkup njësia e batalionit të artilerisë së Ushtrisë do të kryejë një qitje nderi artilerie duke qëlluar 10 breshëri nga 6 topa artilerie.
FITIM KRYEZIU
