Botë

Evropë, vatra zjarri dhe viktima në disa shtete

17.08.2026 17:00

Evropa vazhdon të përballet me temperature të larta...

Evropa vazhdon të përballet me temperature të larta dhe vatra të shumta zjarri. Flakët ka kaplaur pyje të tëra, por edhe shtëpi, duke filluar nga ishujt grekë, e deri në Evropën Perëndimore.
 
Zjarri i fuqishëm në ishullin Salaminë, pranë Athinës, ka marrë dy jetë dhe ka detyruar qindra njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre. Në shtetin tjetrë ballkanik në Kroaci po përllogariten pasojat e tmerrshme të zjarrit vdekjeprurës pranë Omishit, për të cilin kërkohet shpallja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore.  Banorët e Borak janë kthyer në shtëpitë e tyre, ku po përballen me shtëpi tërësisht të shkatërruara.
 
“Gjithë jetën punojmë për të ndërtuar diçka, për të bërë diçka. Nuk jam njeri që qan, por kjo të bën të ndihesh keq. Është e vështirë ta shohësh. Por, do ta rindërtojmë”, deklaroi banori i Borakut, Zoran Bauçiq. 
                                                                      
Në Serbinë fqinje vazhdojnë të jenë aktive 40 vatra zjarri. Në aksion për shuarjen e zjarrit është përfshirë edhe Qendra Humanitare Ruso-Serbe.
 
“Zorra shërben për mbushjen e shpejtë të çantave me ujë, ndërsa makara mundëson që një zjarrfikës të punojë në distancë dhe ta shuajë zjarrin. Kemi edhe mjete për shuarjen e flakëve në tokë”, u shpreh shpëtimtari rus.                
 
Në Belgjikë, zjarri në rezervatin natyror Hautes Fagnes konsiderohet një nga zjarret më të mëdha në historinë e fundit të vendit. Flakët iu afruan kufirit me Gjermaninë, prandaj qindra njerëz u evakuuan.       
                   
“Shumë njerëz i kanë braktisur shtëpitë e tyre. Zjarri ende nuk është nën kontroll, duhet ta rrethojmë, por kemi shumë probleme. Terreni është torfë dhe digjet lehtë. Në disa vende torfa është deri në gjashtë metra e thellë, kështu që zjarri nuk përhapet vetëm në sipërfaqe, por edhe nën tokë”, theksoi drejtori i Policisë Federale në Vejms, Harry Meyer.                                                                        
Në ndihmë kanë mbërritur edhe forcat ndërkombëtare – Suedia ka dërguar dy avionë zjarrfikës, ndërsa Holanda dhe Çekia kanë siguruar helikopterë. Në Spanjë është raportuar një viktimë gjatë përballjes me zjarret në Aragon, ndërsa Gjermania po shqyrton ndryshime në Kushtetutë për shkak të krizës klimatike. 
 
FLORIJE BELULI KAMBERI