Botë
Tërmet me magnitudë 5.7 godet brigjet e Chiapas në Meksikë
18.08.2026 12:10
Një tërmet me magnitudë 5.7 ka goditur brigjet e shtetit jugor Chiapas në Meksikë, të hënën vonë sipas orës lokale...

Një tërmet me magnitudë 5.7 ka goditur brigjet e shtetit jugor Chiapas në Meksikë, të hënën vonë sipas orës lokale.
Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), lëkundjet u regjistruan në orën 23:02, në një thellësi prej rreth 10 kilometrash.
Epiqendra e tërmetit ishte rreth 122 kilometra në jugperëndim të Tapachulas, qytet me rreth 202 mijë banorë, dhe rreth 106 kilometra në perëndim-jugperëndim të Brisas Barra de Suchiate.
Deri më tani, autoritetet nuk kanë raportuar për viktima apo dëme materiale nga tërmeti.
Institucionet lokale vijojnë monitorimin e situatës, ndërsa nuk janë raportuar pasoja të tjera të rëndësishme.
