Botë

Prishtinë, protestë kundër gjykatës së posaçme

17.06.2015 09:49

Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë paralajmëruar për sot një protestë në Prishtinë...

Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë paralajmëruar për sot një protestë në Prishtinë kundër themelimit të Gjykatës së Posaçme për Krime Lufte në Kosovë.

Përfaqësuesi i këtyre organizatave, Xhavit Jashari, u ka bërë të martën thirrje edhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të mos e votojnë krijimin e kësaj gjykate.

Gjykata në fjalë pretendon të hetojë supozimet në raportin e Këshillit të Evropës për krime të dyshuara lufte të disa ish-pjesëtarëve të UÇK-së ndaj disa civilëve serbë, gjatë periudhës 1999-2000.