Maqedoni

Qendra për Menaxhim me Kriza: 6 zjarre aktive, 1 nën kontrollë, 22 janë shuar

18.08.2026 14:17

Gjatë 24 orët e fundit në vend janë regjistruar gjithsej 29 zjarre në vende të hapura, nga të cilat gjashtë janë aktive...

Gjatë 24 orët e fundit në vend janë regjistruar gjithsej 29 zjarre në vende të hapura, nga të cilat gjashtë janë aktive, një është nën kontroll, derisa 22 janë shuar, njoftojnë nga QMK. Sipas indeksit meteorologjik të zjarreve, pothuajse i gjithë territori i vendit ndodhet në zonën me rrezik të lartë nga zjarret. Përjashtim bëjnë Mali Sharr dhe rrethina e Ohrit dhe Resnjës, ku është regjistruar indeks meteorologjik mesatar i rrezikut nga zjarret , theksojnë nga QMK. Për shkak të kushteve të tilla atmosferike, ekziston rrezik i lartë për shfaqjen dhe përhapjen e zjarreve në hapësira të hapura dhe të zjarreve pyjore me intensitet të lartë në të gjithë territorin e RMV-së. 
 
Nga Drejtoria për, Mbrojtje dhe Shpëtim thonë që falë zjarrfikësve gjatë mbrëmjes së kaluar kanë arritur të shuajnë shumë zjarre, më kritike ka qenë në fshatin e Prilepit Canishtë ku zjarri ka depërtuar në fshat dhe janë djegur disa shtëpi të vjetra të pabanuara, persona të lënduar nuk ka.
 
“Falënderim i madh për zjarrfikësit nga Prilepi që luftuan me zjarret dhe arritën të shpëtojnë shumë pjesë të fshatit. Po ashtu kontribut kanë dhënë edhe zjarrfikësit vullnetarë nga Manastiri që ishin të angazhuar përmes ekipeve të shpejta nga drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim dhe kanë punuar tërë natën dhe kanë shuar mjaftë zjarre ,dhe mendoj që një zjarr të madh do ta vendosim gjatë ditës së sotme nën kontrolle.”, tha Stojançe Angellov nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.
 
Sipas Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim zjarre aktive ka në Komunën e Studeniçanit pranë fshatrave Moranë, Vërtekicë dhe Ramni Gaber, në Komunën e Makedonski Brodit afër lokalitetit Vidush dhe fshatrat Dragov Doll, Llokvicë dhe Deviç, në komunat e Velesit dhe Zelenikovës afër fshatrave Gorno Sello, Karabunishtë, Buzallkovë, Dobrinë dhe Tisovicë, në komunat Jegunoc dhe Saraj afër fshatrave Kopanicë, Tudencë dhe Bojanë, në komunën e Prilepit pranë fshatit Canishtë dhe në komunën e Dollnenit afër fshatrave Vrançe dhe Belo Pole. Nën kontroll është zjarri në deponinë në Dellçevë. 
 
Nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim apelojnë qytetarët për kujdes maksimal dhe sjellje të përgjegjshme, veçanërisht gjatë qëndrimit dhe lëvizjes në natyrë, si dhe të mos përdorin zjarr në hapësira të hapura, Theksojnë që  qytetarët nëse vërejnë zjarr duhet menjëherë të telefonojnë në  numrin 112. 
 
VLORA LATIFI TOPOJANI