Rajon

Haxhiu thërret në takim liderët, munguan liderët e PDK-së, LDK-së dhe Aleancës

18.08.2026 15:27

Haxhiu pas takimit tha se qëllimi i këtij takimi ishte shmangia e ngërçit institucional...

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari Lila, kryetarja e partisë Guxo, Donika Gërvalla dhe përfaqësues të partive të komuniteteve jo shumicë iu përgjigjën pozitivisht ftesës për takimin nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, por në këtë takim munguan PDK, LDK dhe Aleanca. Haxhiu pas takimit tha se qëllimi i këtij takimi ishte shmangia e ngërçit institucional dhe zgjedhjet e parakohshme. Partitë pjesëmarrëse në takim kanë shprehur gatishmërinë që të kontribuojnë për zgjedhjen e presidentit konsensual, prandaj Haxhiu shprehu keqardhjen e sajë për mos pjesëmarrjen në takim të tri partive opozitare shqiptare. 
 
“Kemi një qëndrim të LDK-së për president konsensual. Pra le të fillojmë të flasim me emra të përveçëm për një kandidat konsesual. Për një kandidat që nuk është në ndonjërën nga partitë politike. Kryetari i Vetëvendosjes përmendi që nuk duan që presidenti të jetë nga radhët e Vetëvendosjes.”, u shpreh ud presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu.
 
Haxhiu njëherit bëri të ditur se së shpejti pritet takimi ndërmjet kreut të Vetëvendosjes Albin Kurti dhe atij të LDK-së Lumir Abdixhiku. Ndërkohë deputetët e PDK-së dhe Aleancës nga foltorja e Kuvendit, kanë vazhduar me kërkesën për vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit. Po ashtu Grupi Parlamentar i PDK-së është mbledhur sërish para objektit të Qeverisë, në vazhdën e aksionit të nisur ditëve të fundit për të penguar hyrjen e Albin Kurtit dhe ministrave në ndërtesën e Qeverisë.
 
GYLTENE SINANI