Maqedoni
VLEN: BDI po bllokon përfaqësimin e drejtë dhe adekuat
18.08.2026 15:39
VLEN vlerëson se Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat është pjesë e rëndësishme e Marrëveshjes së Ohrit...

VLEN vlerëson se Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat është pjesë e rëndësishme e Marrëveshjes së Ohrit andaj sipas tyre BDI duhet të ndalë bllokimin e tij dhe të tregojë përgjegjësi si opozitë konstruktive. Nga VLEN thonë se përfaqësimi i drejtë i shqiptarëve duhet të jetë interes i përbashkët, jo çështje politike.
“Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat është një prej pjesëve kryesore të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, dhe ne thjeshtë habitemi se si një parti politike e cila për dy dekada nuk ka qenë në gjendje ta zgjidhë këtë problem me ligj, ndërsa tash po e bllokon, kur ne e kemi sjellur ligjin në Kuvend, ajo në mënyrë të vazhdueshme po mundohet ta bllokoj që ky ligj mos të kaloje në Kuvend. E njëjta situate edhe me Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, i cili e avancon përfaqësim e drejtë dhe adekuat, dhe e vendos prej kategorisë së mekanizmit në kategori ligjore, dhe thjeshtë po habitemi sesi BDI, po bënë sjellje të tilla të cilat nuk janë të hijshme, dhe të cilat mendojmë që janë edhe kundër interesave të shqiptarëve të Maqedonisë. Dhe ne po shpresojmë se BDI do të kthjellet, dhe më në fund do të pajtohet me fatin se është opozitë, dhe do të tregohet opozitë konstruktive.”, u shpreh Driton Sulejmani nga VLEN.
