Maqedoni

Raporti epidemiologjik për Gostivarin, do të publikohet më 20 gusht

17.08.2026 17:35

Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, njoftoi se Ministria e Shëndetësisë...

Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, njoftoi se Ministria e Shëndetësisë do ta publikojë raportin epidemiologjik më 20 gusht, duke theksuar se fokusi i kësaj epidemie është që të dilet në mënyrë transparente dhe të qartë.

“Fokusi im është që nga kjo epidemi të dalim në mënyrë transparente dhe të qartë, me mësime të nxjerra. Duke qenë se situatat, veçanërisht në Gostivar, përsëriten, duhet në mënyrë strukturore të shohim se cili është problemi në sistemin e ujësjellësit, nëse kemi probleme me reagimin e institucioneve, pasi për këtë janë përgjegjëse disa institucione – ndërmarrja publike komunale, AUV-ja dhe qendrat për shëndet publik përmes Programit Kombëtar. Të gjitha çështjet do t’i bëjmë publike në mënyrë sa më transparente; asgjë nuk do të fshihet. Do t’i publikojmë edhe të dhënat nga viti 2017 dhe 2019, pra ato që janë në pronësi të Ministrisë. Bëhet fjalë për testimet e kryera përmes Programit Kombëtar. Ndërsa ato që janë në pronësi të ndërmarrjes publike komunale, duhet t’i publikojë vetë ndërmarrja”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski.