Maqedoni

Uji i pijshmë, pëplasja vazhdon: LSDM dhe VMRO-DPMNE me kundërakuza

18.08.2026 16:03

Ndalimi për përdorimin e ujit të Gostivarit është hequr prej disa ditësh...

Ndalimi për përdorimin e ujit të Gostivarit është hequr prej disa ditësh dhe uji tashmë konsiderohet i pijshëm. Por kjo nuk e ka ndalur përplasjen politike. LSDM vazhdon të kërkojë publikimin e rezultateve të analizave.
 
Nga kjo parti thotë se qytetarët e Gostivarit kanë qëndruar për javë të tëra pa ujë të sigurt dhe kërkon që rezultatet e analizave të bëhen publike. Sipas tyre, mungesa e dokumenteve zyrtare vetëm sa rrit pasigurinë te qytetarët.
 
“Në Gostivar, qytetarët u helmuan, duke qëndruar me javë pa ujë të sigurt për pije. 5 mijë qytetarë përfunduan në spital. Edhe pas pesë javësh, tani që thonë se uji është i sigurt, nuk është publikuar asnjë dokument zyrtar që ta konfirmojë këtë. Rezultatet e analizave të ujit, të cilat nuk publikohen prej pesë javësh, krijojnë pasiguri dhe panik te qytetarët”, deklaroi Keti Shterjova nga LSDM.
 
Nga VMRO-DPMNE thonë se opozita, pasi nuk arriti të krijojë panik me çështjen e ujit, tani bwn  përpjekje të re për të krijuar kaos.
 
“Pasi përpjekjet për të krijuar panik rreth ujit dështuan përballë fakteve, nga LSDM nuk ka as kërkimfalje, as marrje përgjegjësie për atë që është thënë. Përkundrazi, vazhdojnë me të njëjtën qasje: ditë e re, konstruksion i ri dhe përpjekje e re për të krijuar kaos. Kjo është dallimi që qytetarët e shohin. Derisa LSDM prodhon tregime politike, VMRO-DPMNE punon dhe sjell rezultate”, u shpreh Mile Lefkov nga VMRO-DPMNE.
 
Për situatën me ujin në Gostivar, Prokuroria ka caktuar 30 ditë paraburgim për drejtoreshën e NPK „Komunalec“ dhe dy përgjegjës teknikë për ndotje të qëllimshme të ujit. Ndërsa hetimet ende vazhdojn. 
 
SANIJE DURAKU