Botë

Qeveria palestineze e unitetit do të shpërbëhet

17.06.2015 10:39

Qeveria palestineze e unitetit do të japë dorëheqje, ka bërë të ditur presidenti palestinez, Mahmoud Abbas...

Ai i ka thënë fraksionit të tij Fatah se kabineti duhet të shpërbëhet për shkak se rivali i tij, Hamas, nuk do ta lejojë të operojë në Rripin e Gazës, ku Hamasi mban kontrollin.
 
Disa raporte sugjerojnë se qeveria do të japë dorëheqje brenda orësh.
 
Kabineti ka bërë betimin qershorin e kaluar, në përpjekje për t’i dhënë fund çarjes së madhe midis Fatahut, që qeveris në Bregun Perëndimor, dhe Hamasit.
 
Dy palët kanë qeverisur ndaras prejse grupi islamist i Hamasit, i cili ka fituar zgjedhjet në vitin 2006, ka dëbuar Fatahun nga Gaza më 2007./evropaelire