Maqedoni
Lefkov: Filipçe dhe LSDM-ja, të bllokuar në gënjeshtra
18.08.2026 16:27
VMRO- DPMNE akuzon LSDM-në se vazhdon me dezinformata...

VMRO- DPMNE akuzon LSDM-në se vazhdon me dezinformata dhe përpjekje për të krijuar panik rreth ujit, në vend që të marrë përgjegjësi për deklaratat e saj. Nga VMRO- DPMNE thonë se qytetarët e kanë kuptuar tashmë këtë matricë.
“Ndërsa LSDM-ja prodhon histori politike, VMRO-DPMNE-ja punon dhe sjell rezultate. Filipçe mund të pushojë me Zaevin në Paljuri, në jahtin milionësh, por nuk mund t’i shmanget pafundësisht përgjegjësisë për politikën që ndjek partia e tij. LSDM-ja duhet të përgjigjet pse nuk dhuruan as edhe një paketë ujë për Gostivarin dhe pse nuk e kërkuan përgjegjësinë e kryetarit të komunës, Limani. Deri kur çdo dështim të tyre politik do ta mbulojnë me dezinformata të reja dhe përpjekje të reja për të krijuar panik? Qytetarët tashmë e njohin këtë matricë”, deklaroi Mile Lefkov nga VMRO - DPMNE.
