Maqedoni
Zhernovski po synohet kontrolli i mediave në Maqedoni
18.08.2026 16:51
LSDM – ja paralajmëron për një operacion për kontrollin e hapësirës mediatike...

LSDM – ja paralajmëron për një operacion për kontrollin e hapësirës mediatike në Maqedoni, sipas modelit të Vuçiçit në Serbi. Sipas tyre, lidhjet me kapitalin hungarez dhe hyrja e 4iG-së në tregun maqedonas janë pjesë e një projekti për ndikim dhe kontroll mbi mediat.
“Pra, sot dhe në përgjithësi, nuk po flasim për marrëveshje të izoluara dhe të palidhura biznesi. Po flasim për një koncept, po flasim për një projekt përmes të cilit synohet vendosja e kontrollit total mbi hapësirën mediatike në vendin tonë. Sipas nesh, ky koncept, bazuar në atë që po shohim, në fakt është një vazhdim i ndërtimit të një regjimi që po vendoset në shtetin tonë. I njëjti model që tashmë po zbatohet në Serbi, po zbatohet edhe tek ne. Jo rastësisht, këtë e kemi thënë disa herë: kompania hungareze 4iG mori lejen për të qenë operatori i tretë mobil në Maqedoni”, deklaroi Andrej Zhernovski nga LSDM.
